Top News – 1 trilionë dollarë për infrastrukturën / SHBA, kongresi miraton ligjin, arrihet pajtim
06/11/2021 15:21

Administrata e presidentit Biden tani do të mbikëqyrë përmirësimin më të madh të rrugëve, hekurudhave dhe infrastrukturës tjetër të transportit në Amerikë në një gjeneratë, përmes të cilit ai ka premtuar se do të krijojë vende pune dhe do të rrisë konkurrencën e Shteteve të Bashkuara. Demokratët kanë ende shumë punë për të bërë në shtyllën e dytë të programit të brendshëm të presidentit Biden: një zgjerim gjithëpërfshirës të rrjetit të sigurisë sociale dhe programet për të luftuar ndryshimet klimatike. Me një çmim prej 1.75 trilion dollarësh, kjo paketë do të ishte zgjerimi më i madh i rrjetit të sigurisë amerikane që nga vitet 1960, por partia është ende në përpjekje për t’u bashkuar rreth tij. Udhëheqësit demokratë shpresonin të miratonin të dy projektligjet nga Dhoma e Përfaqësuesve të premten, por centristët kërkuan sërish që të sigurohen fondet para se të miratohet paketa e dyte - një proces që mund të zgjasë disa javë. Demokratët po përpiqen të miratojnë paketat e propozuara nga zoti Biden, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e Virxhinias për guvernator, një paralajmërim se shumica që demokratët gëzojnë në Kongres mund të jetë në rrezik në zgjedhjet për organin legjislativ që mbahen vitin e ardhshëm.

Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12