Top Neës – Ndaloni testimet e raketave! / SHBA thirrje Koresë së Veriut: Jo më provokime
24/10/2021 12:39

Një diplomat i lartë amerikan i bëri thirrje Koresë së Veriut që t’i japë fund një serie testimesh të raketave që ka kryer së fundmi dhe t’i kthehet bisedimeve, pas një takimi që ai pati me zyrtarët jugkoreanë në Seul. “Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të ndalojë këto provokime dhe aktivitetet e tjera destabilizuese dhe të angazhohet në dialog”, tha Sung Kim, zyrtari kryesor amerikan për çështjet e Koresë së Veriut. Ai ritheksoi se Shtetet e Bashkuara “janë të gatshme të takohen me Korenë e Veriut pa asnjë parakusht” dhe e bëri të qartë se Uashingtoni “nuk ka asnjë qëllim armiqësor ndaj Koresë së Veriut”. Kim foli për gazetarët pas takimit që pati në Seul me homologët e tij të Koresë së Jugut. Ky takim erdhi disa ditë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë balistike, që ishte testimi i fundit në një seri testesh raketore, teksa bisedimet midis Uashingtonit dhe Phenianit kanë ngecur. Lansimi i kësaj rakete shkeli rezoluta të shumta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe “përbën kërcënim për fqinjët e Koresë së Veriut dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha Kim. Administrata e presidentit Joe Biden ka përsëritur se është e gatshme të takohet me Korenë e Veriut “çdo kund dhe në çdo kohë” pa parakushte. Por, Koreja e Veriut thotë se për rikthimin në bisedime, SHBA-ja duhet të heqë dorë, nga ajo që e cilëson si politikë armiqësore ndaj Phenianit. Koreja e Veriut ka hedhur poshtë akuzuat e SHBA-së, duke e akuzuar Uashingtonin dhe Seulin se po flasin për diplomaci, por ndërkohë po nxisin tensione përmes aktiviteteve të tyre ushtarake.

Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09