Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger, tha për DW se BE-ja po bën shumë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi Planin e Ekonomisë dhe Investimeve, që kap shuma prej disa miliardë dollarësh dhe ka në fokus, ndër të tjera, transformimin ekologjik dhe dixhital dhe konektivitetin. BE-ja është dhe do të mbetet partnerja më e afërt dhe më e besueshme e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.