Top Channel/ Zvicra diskrimon burrat për pensionet, vendimi i GJEDNJ
11/10/2022 22:27

Qeveria zvicerane po diskriminon burrat me rregullat e saj për përfitimet e pensioneve, kështu ka dalë në përfundim Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).Ky vendim tani do t’i kushtojë qeverisë zvicerane miliona në pagesa të prapambetura dhe do ta detyrojë atë të rishkruajë ligjin e pensioneve. Aktualisht, grave, burrat e të cilave vdesin, u paguhet pension për pjesën tjetër të jetës së tyre, ndërsa burrat marrin pension vetëm nëse kanë fëmijë nën 18 vjeç. Vendimi u përqëndrua në rastin e Max Beeler, një zviceran, gruaja e të cilit vdiq në një aksident në fillim të viteve 1990. Në moshën 41 vjeçare, ai la punën e tij për t'u kujdesur për dy fëmijët e tyre të vegjël dhe u mbështet nga një pension i të ndjerës, raportuan mediat lokale. Por në vitin 2010 pagesat e pensioneve u ndërprenë pasi fëmija i tij më i vogël mbushi 18 vjeç. Ai e coi cështjen në gjykatë, por ankesa e tij u hodh poshtë, pasi gjykata në rajonin e tij tha se burrat e ve, me përgjegjësi për fëmijët, pritet të kthehen në vendet e punës kur fëmijët të rriten, por e njëjta gjë nuk vlen për gratë. Çështja përfundimisht u dërgua në GJEDNJ, ku Beeler argumentoi me sukses se ai ishte diskriminuar. Gjykata konstatoi se roli i grave në vendin e punës kishte ndryshuar, dhe kështu mospërputhja shkelte nenin 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në diskriminimin e burrave. Beeler tani do të marrë pensionin e tij dhe shumë të tjerë si ai do të mund të paraqiten për të kërkuar përfitime të papaguara. Vendimi pritet të rihapë një debat të gjatë në Zvicër rreth asaj se sa pushtet duhet të kenë gjyqtarët evropianë mbi ligjin e brendshëm të një shteti.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00