Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar kandidatët për kryetarë të katër komunave veriore të Kosovës. Jashtë garës ka mbetur Lista Serbe e cila nuk respektoi afatet për certifikim. Mungesa e Listës Serbe në këto zgjedhje ngre pikëpyetje edhe për pjesëmarrjen ose jo të serbëve në votime.