Top Channel/ Zelensky “i hidhëruar” me SHBA, anullon fjalimin video në Kongres!
06/12/2023 11:34

Në mesin e betejës partiake mbi politikat amerikane të emigracionit që rrezikon miratimin e kërkesës së presidentit Joe Biden për fonde të reja ndihme për Ukrainën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, anuloi papritur planet t'iu drejtuar me video ligjvënësve amerikanë që të apelonte për ndimë të mëtejshme. Prej javësh të tëra, demokratë dhe republikanët përplasen në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve lidhur me kërkesën e Bidenit që Kongresi t`i japë dritën jeshile një paketë ndihme prej 106 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin, dhe fonde për shtimin e sigurisë në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën dhe interesat amerikane në Indo-Paqësor.Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson, e kushtëzoi OK-in për Ukrainën, me një "ndryshim transformues" të politikës amerikane për emigracionin.Senati i kontrolluar nga demokratët paraqiti një projektpropozim prej 110.5 miliardë dollarësh që trajton kërkesën e presidentit. Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha se ai do të përpiqet të thyejë ngërçin duke u ofruar republikanëve mundësinë për të shtuar një amendament për kufirin tek ligji i ndihmave për Ukrainën dhe Izraelin. Por lideri i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell, i cili foli menjëherë pasi Schumer bëri propozimin për amendamentin, deklaroi se ai do t'i nxiste republikanët e Senatit që të votojnë kundër projektpropozimit të mbështetur nga Demokratët.

Top Channel/ Femicidi, Kombet e Bashkuara: “Shtëpia, vendi më i rrezikshëm për gratë”!
25/11 15:32
Top News – Boris Johnson ‘trazon’ Kremlinin / Kërkon trupa perëndimore në Ukrainë, ‘forcë simbolike’
25/11 15:19
Top News – Trump zemërohet sërish / Rrit tarifat për BE e Kinën, 16 ekonomi në shënjestër
25/11 15:09
Top News – Libia ‘i shpall luftë’ Ukrainës / Ushtria e Haftarit ‘do hakmerret’: Në kohën e duhur
25/11 14:59
Top News – 700 mijë ushtarë rusë të vrarë / Kremlini hedh poshtë raportet: Vetëm ne e dimë!
25/11 14:58
Top News – Trump ‘fal’ gjelat e detit / Quheshin Liria dhe Pupla, ‘u kursehet jeta…’
25/11 14:52
Top News- Tentuan të vidhnin rezidencën e Princit William/Arrestohen dy shqiptarë në Britani
25/11 13:39
Top News – ‘Rusia kërkon më shumë se Ukraina’ / Merz paralajmëron Evropën: Kërcënim në rritje
25/11 13:37
Top Channel/ Ambasadori iranian në Romë: Duam paqen, jo bombën atomike- Europa të na ndihmojë!
25/11 13:14
Top News – Magyar e Zelenski luajnë volejboll / ‘Miqësia me Putinin nuk të çon askund’
25/11 13:05
Top News – ‘Largohuni shpejt nga Irani!’ Lufta nis shpejt, SHBA paralajmëron qytetarët
25/11 13:05
Top News – Dallgë 9 metra të larta dhe batica / Përmbytje deri në një metër, Kalifornia në ‘ankth’
25/11 13:04
Top News – ‘Ukraina shkeli sovranitetin e Libisë’ / Italia qorton Kievin për sulmet mbi anijet ruse
25/11 13:04
Top Channel/ SHBA, thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani, konflikti do përshkallëzohet!
25/11 12:23
Top Channel/ Arrestohen dy shqiptarë në Angli: Tentuan të grabisnin rezidencën e Princit William!
25/11 12:17
Top Channel/”Hakmarrja e pashmangshme”, Putin: “Ukraina do t`i paguajë sulmet ndaj rafinerive tona”!
25/11 11:49
Top Channel/ Sot samiti BE-Ballkani-Perëndimor në Bruksel, Costa: “Të ruajmë ritmin e zgjerimit”
25/11 11:48
Top Channel/ Tjetër sulm me dronë në Libi, goditet anija iraniane: Askush nuk merr autorësinë!
25/11 11:47
Top News – Arabia Saudite nën sulm / Goditet qiellgërvishtësja në Riad, dy herë në një javë
25/11 11:46
Top News – Mësyjnë emigrantët, turistët në arrati / ‘Pushtohet’ ishulli, 2100 të ardhur në një ditë
25/11 11:41