Jo vetëm gurë dhe gaz lotsjellës. Përshkallëzimit katër-ditor të protestës në kryeqytet nuk i kanë munguar as fishekzjarrët. Një aksion i policisë zbuloi se protestuesit e maskuar në shesh, që janë përfshirë në aktet e dhunës në rrugët e Tiranës, furnizoheshin me lëndë piroteknike të ndryshme nga një 24-vjeçar. I riu u arrestua nga forcat e rendit, ndërsa kontrolli në banesë i zbuloi 344 kuti me fishekzjarrë, me vlerë rreth 40 mijë euro, që dyshohet se ishin të kontrabanduara.