Top Channel/ “Ylli i këtij viti”, Gazetari Simon Calder sugjeron britanikët të vijnë në Shqipëri
10/09/2024 19:46

Bukuritë shqiptare, ujërat e kristalta të bregdetit dhe boom-i turistik që ka pasur vendi ynë kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave botërore. Gazetari i njohur i mediave britanike si BBC dhe Independent, Simon Calder, i cili së fundi është bërë “tifoz” i bregdetit shqiptar, vijon ta këshillojë shqipërinë edhe si destinacion për vjeshtën. Duke e cilësuar shqipërinë si yllin e këtij viti, në një intervistë në televizionin britanik iTV, nga plazhi I durrësit, Simon Calder renditi me detaje avantazhet e pushimeve në shqipëri. “Dielli ka dalë, është absolutisht i mrekullueshëm , durresi është një nga qytetet më historike dhe më të bukura në Shqipëri” Gazetari i njohur flet për çmimet e leverdisshme të fluturimeve nga britania në shqipëri dhe hotelet që varjojnë nga 20 deri në 40 paund. “Këtë nëntor ka fluturime vajtje-ardhje nga Londra në Shqipëri për 28 paund për person. Fluturimet për në Shqipëri nisen çdo ditë nga aeroportet kryesore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe me parajsën vetëm tre orë larg, perse të mos e vendosni Shqipërinë në listën tuaj?”- thuhet në reportazhin e televizionit britanik. Për të vërtetuar perceptimin e tij se njerëzit në Shqipëri janë nga më miqësorët dhe më mikpritësit që mund të gjesh, gazetari Simon Calder tregoi se cfarë I ndodhi kur kishte humbur autobusin në shqipëri. “sapo u bë e qartë se kisha humbur autobusin, e gjeta veten të rrethuar nga vendasit që më ndihmonin të merrja një taksi - dhe duke më thënë saktësisht se sa duhet të paguaja për të shmangur mashtrimet” Temperaturat e vjeshtës në Shqipëri janë të favorshme edhe për plazh. Ndër plazhet më të njohura media britanike rëndit Durrësin, Golemin, Gjirin e Lalzit, Shëngjinin, Velipojën, Divjakën dhe Spillenë. Për të vizituar muze e galeri arti sugjerohet Tirana, berati e Gjirokastra, ndërsa alpinistët dhe adhuruesit e natyrës këshillohen të ndalojnë në Theth. “Nëse si simon Calder, doni të qëndroni në Durrës, atëherë nuk do tju mungojnë mundësitë për tu argëtuar.”

Top Channel/ Pensionet do të rriten, ministri i Financave: Indeksimi do të bëhet para kohe këtë vit
05/06 15:20
Top News- Marrëveshja për paqen fiskale, çfarë duhet të dinë bizneset
04/06 19:23
Top News- Rritet nafta me 6 lekë/ Bordi cakton çmimet e reja tavan për karburantet
02/06 16:55
Top Channel/ Bizneset presin një verë të mirë, shërbimet dhe turizmi rrisin besimin në ekonomi
01/06 20:00
Top Channel/ Euro në minimum historik, turizmi dhe fluksi nga emigrantët e çojnë në 95.48 lekë
01/06 19:57
Top Channel/ Më shumë kredi në prill, bizneset rritën kërkesat për investime
28/05 19:46
Top Channel/ Biznesi ankohet për taksat, Operatorët e turizmit kërkojnë ulje të barrës fiskale
26/05 20:08
Top Channel/ 2.6 mln turistë në 4 muaj në Shqipëri, shtohen vizitorët nga Europa dhe Azia
25/05 15:16
Top Channel/ Pikëpyetje për kreditë në bujqësi, ekspertët skeptikë për skemën “Dyfisho Sipërmarrjen”
25/05 12:26
Top News – Bordi rishikon çmimet. Tavani për naftën ulet me dy lekë, katër për benzinën
23/05 14:21
Top Channel/ Kufi 30 ditë për pagesat, qeveria vendos kamatëvonesa për bizneset
20/05 15:25
Top Channel/ Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 205 lekë për litër, benzina 189 lekë
19/05 19:53
Top News – Karburantet rriten sërish. Bordi vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën
19/05 16:22
Top News – Inflacioni në rritje edhe në 2027. Industria e bujqësia në rënie, ndërtimi motori kryesor
15/05 18:35
Top Channel/ Hyn në fuqi paqja fiskale, marrëveshja ndihmon bizneset e mëdha. Ja si aplikohet
15/05 12:47
Top Channel/ Paratë për dëmet e murtajës, kriteret për dëmshpërblimet e fermerëve
14/05 20:04
Top Channel/ 363 mijë pagesa me SEPA, zëvendësguvernatorja: Janë ulur ndjeshëm kostot
14/05 20:02
Top News-Me pak kosto, siguron investimin e jetës/ Forum për ndërgjegjësimin e sigurimit të pasurive
14/05 18:02
Top News-Zyrat e këmbimit valutor e noterët. Më të gjobitur për mosraportimin e pastrimit të parave
14/05 17:55
Top Channel/ Dëmshpërblimi për murtajën, qeveria mbi 53 milionë lekë blegtorëve
13/05 19:51