Top Channel/ Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 205 lekë për litër, benzina 189 lekë
19/05/2026 19:53

Bordi i Transparencës në mbledhjen e radhës këtë të martë ka vendosur çmimet e reja për tregtimin e karburanteve në vendin tonë. Sipas këtij vendimi që hyn në fuqi sot në ora 17:00, nafta do të shitet me 205 lekë/litri, nga 202 që ishte. Ndërkohë benzina do të shitet 189 lekë/litri, nga 188 që ishte. Njoftimi i plotë: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 193 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora 17.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Top Channel/ UBT, bien regjistrimet e reja në agronomi. Rriten aplikimet për IT, arkitekturë e pyje
29/08 19:53
Top Channel/ Indianët në serat shqiptare, të rinjtë braktisin bujqësinë, zëvendësohen nga të huaj
29/08 19:51
Top News – Rriten lejet e ndërtimit, mbi 30 për qind më shumë krahasuar me 2025
29/08 12:22
Top News – Paratë jashtë bankave në nivele rekord. Shifrat e BSH, në korrik arritën në 5.6 mld euro
28/08 19:53
Top Channel/ Sigurim për prodhimin bujqësor, shteti subvencionon primin, ekspertët: Skema pozitive
28/08 19:52
Top Channel/ Më shumë leje, më pak vlerë, rriten 28%, por projektet bien 13.2%
28/08 19:50
Top News – Rritet pesha e fotovoltaikëve, 20 për qind e energjisë së prodhuar erdhi nga dielli
26/08 21:35
Top News – Rritja e çmimit të naftës, transporti publik paralajmëron reduktim të autobusëve
24/08 21:17
Top Channel/ Pijet shqiptare humbin tregun, prodhimi vendas bie 55%, importet dominojnë marketet
24/08 19:51
Top Channel/ Shqipëria 61 milionë euro nga BE, Karakaçi: Kapëm objektivat brenda 30 qershorit
21/08 19:47
Top News – Nafta rritet me 4 lekë. Shtrenjtohet sërish, arrin në 219 lekë për litër
19/08 18:35
Top Channel/ Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa
19/08 15:14
Top News – Ndryshon sërish çmimi i naftës/ Do të shitet në treg me 215 lekë për litër
13/08 21:34
Top Channel/ “Vapa” rriti inflacionin në 3,4%! Transporti shtrenjtohet 8% në vit
10/08 15:16
Top Channel/ Byrotë private mbledhin të dhëna, huamarrësit korrektë përfitojnë norma më të ulëta
09/08 12:30
Top Channel/ Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, akomodimi frenon huamarrjen
07/08 12:11
Top Channel/ Euro në pikën më të ulët/ Sezoni turistik shton presionin mbi kursin e këmbimit
05/08 15:11
Top News- Euro në pikiatë/ Prurjet nga turistët e zhvlerësojnë në nivele rekord
04/08 13:05
Top News – Zbuten kriteret për kredinë e butë, Qeveria rrit tavanin e të ardhurave dhe ofron garanci
03/08 18:47
Top Channel/ Sezoni turistik nuk mjafton, bie besimi në ekonomi. Ndërtimi, sektori më i goditur
03/08 12:16