Teksa kanë mbetur vetëm dy ditë nga përfundimi i afatit për të përfituar nga Marrëveshja e Paqes Fiskale, Administrata Tatimore ka publikuar një material informues me përgjigje për pyetjet më të shpeshta të bizneseve. Sipas Tatimeve, aplikimi për Paqen Fiskale bazohet fillimisht në rritjen e fitimit të tatueshëm me 18% krahasuar me vitin paraardhës. Nëse biznesi zgjedh të rideklarojë pasqyrat financiare, mund të kërkojë edhe ndryshimin e elementeve të veçanta të tyre.