Indeksimi i pensioneve për vitin 2026 mund të ndodhë më herët se zakonisht. Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se ecuria pozitive e mbledhjes së të ardhurave në buxhet ka krijuar hapësirat e nevojshme financiare që procesi i indeksimit të afrohet në muajt e verës, në vend të tetorit kur kryhet tradicionalisht ky rishikim vjetor.