Top Channel/ Xhafaj sulmon TCH! Përpjekja e tij për të pastruar figurën duke sulmuar median
10/10/2024 19:58

Nuk ka asgjë më të pabesueshme sesa sulmet ndaj medias kur ajo guxon të prekë interesa korruptive dhe çështje të nxehta sikurse në plot raste ka bërë Top Channel. Në përmbushje të rolit të vet të natyrshëm si media kombëtare, Top Channel u qëndron besnik parimeve etike dhe profesionale në çdo rast, duke u mbështetur vetëm në fakte. I tillë ka qenë rasti edhe me investigimin për deputetin e PS Fatmir Xhafa, ish ministër dhe drejtues i lartë i kuvendit për drejtësinë, duke ekspozuar për publikun se si ai mbronte interesat korruptive të familjarëve të tij dhe ortakëve të tyre dhe se si poshtëronte zyrtarët e lartë të shtetit. Ky reagim i ish Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt ndaj televizionit kombëtar Top Channel, pas 6 vitesh transmetimi të dokumentarit Inside Story, nuk është aq i rastësishëm. Dalja publike përkon me ambicjen e re politike të cilën Xhafaj e ka shpalosur kohët e fundit nëpërmjet një komisioni të posaçëm anti-korrupsion, që brenda radhëve të socialistëve shihet si një rikthim I ish Ministrit të Brendshëm. E për të arritur këtë, Xhafaj duhet të pastroj të shkuarën e tij, ku Inside Story ka një rol të pashmangshëm. Dokumentari, për të cilën Xhafaj i referohet me zhargonin e gjobëvënies, reflekton një mllef të mbartur, një argument shterp, një akuzë penale, përballë dhjetra fakteve të publikuara në dokumentarin e vitit 2018. Top Channel mund të anashkalonte një përgjigje për Fatmir Xhafajn, nëse do të fliste me etikë, pa fyerje, njësoj siç i shpjegonte publikut me brishtësi pafajësinë e të vëllait, për akuzën e trafikut të drogës. E meqënëse vitet kanë kaluar nga transmetimi i Inside Story, Top Channel ka vendosur të rikthejë edhe njëherë vëmendjen tek pikat kyçe, për të vlerësuar vetë opinioni mbi profesionalizmin gazetaresk. Për dokumentarin që Xhafaj e akuzon, do të ishte e udhës që të shpjegonte sesi është dhunuar Valbona Duka, kur ai ishte hetues në vitin 1985. Publiku kërkon transparencë nga Xhafaj, sesi ai është pronari faktik i një pallati 10-katësh në Pogradec, që ligjërisht është në emër të vëllait të bashkëshortes së tij notere. Ai është ndërtuar në vitin 2003, në të njëjtën kohë kur Xhafaj ishte deputet i këtij qyteti dhe bashkia drejtohej nga socialistët, një konfikt të hapur interesi. Fatmir Xhafaj nuk u pyet dhe as nuk foli në intervistën e Opinion, për tre kallëzimet ndaj tij, gjatë kohës kur ishte ministër në vitet 2004-2005, për abuzimin me fondet publike për ndërtimin e zyrave dhe një shkolle për riedukimin e të rinjve të burgosur. Dosjet e tij u mbyllën nga prokurori Vexhi Muçmata, që më vonë u shpërblye me postin e deputetit në Partinë Socialiste. Për akuza më të vogla se kaq, në kohën e sotme të SPAK, kolegët e Xhafajt janë pas hekurave. Në vitin 2005, kur ai ishte ministër, merret vendimi për ngritjen e burgut për të mitur në zonën elektorale të Xhafajt. Fondi ishte 47 milionë lekë por pas nënshkrimit të kontratës, firma paraqit një preventiv të ri ku merreshin përsipër vetëm 1/3 e punimeve me ato para. Përpara përbaltjes së Top Channel, Xhafaj duhet të sqaroj opinionin publik se cilat kanë qënë interesat e vëllait të tij në lojërat e fatit me dy vëllezërit Gramoz dhe Besnik Murataj. Këta dy të fundit dalin dhe në dosjen e trafikut të drogës, ku është i përfshirë dhe Agron Xhafaj. Si një nga hartuesit e reformës në drejtësi, Xhafaj mund të kursente sulmin ndaj Top Channel, dhe të shpjegonte sesi kishte shtuar një nen në Kodin e Procedurës Penale për të penguar ekstradimin e vëllait në Itali, një akuzë kjo e ngritur dhe nga zyrtarët e Partisë Demokratike. Inside Story në Top Channel ka investiguar sesi vëllai i tij i dytë, Alban Qazimi kishte marrë licencë për zyrë përmbarimore nëpërmjet influencës së Xhafajt, dhe sesi kishte monopolizuar tregun e përmbarimit. Gjatë kohës kur ishte Ministër, Xhafaj duhet ti sqarojë publikut sesi i vëllai i tij ka fituar tenderat me vlerë deri në 1.7 miliard lekë. Fatmir Xhafaj thekson se Inside Story kishte lidhje me krimin, por e vërteta është që ky dokumentar është i vetmi në Shqipëri që ka bërë investigime për bandat më të rrezikshme, përfshirë dhe atyre që bënin biznes me familjarët e Xhafajt. Ky editioral nuk është për të pastruar veten Top Channel, por për të ndihmuar Fatmir Xhafajn që të harrojë të shkuarën e tij, që siç thotë ai, e ka përndjekur në 22 vitet e fundit.

Top Channel / Trump do ta shkarkojë zëdhënësen, Rekord “i zi” në zyrën për shtyp
16/10 23:29
Top Channel / Reagon Avokati i Popullit Shabani: Mbipopullim në komisariate
16/10 23:28
Top Channel / Molotov bashkisë së Shkodrës, Në Vlorë bashkia blindohet me mbrojtëse
16/10 23:26
Top Channel / Protesta, gurë dhe flakë për 10 orë, Përplasje në ditën e katërt në Tiranë
16/10 23:24
Top Channel/Protesta para Kryeministrisë,i riu ngjitet te hyrja e godinës me fëmijën e porsalindur
16/10 23:00
Top News- Luftë dhe paqe në Tiranë/ Policët e studentët shtrëngojnë duart pas përleshjeve
16/10 22:16
Top Channel/ Deputetët e PD-së në Spitalin e Traumës, studentët e dhunuar po marrin kujdes mjekësor
16/10 21:59
Top Channel/ “Jep dorëheqjen”, protestuesit thirrje policisë: Hiqni kapelet
16/10 21:42
Top Channel/ Blindohet Bashkia e Vlorës, vendosen hekura në dyert kryesore dhe dritare
16/10 21:40
Top Channel/Bashkia e Shkodrës në flakë,godina sulmohet me molotovë nga disa persona të maskuar
16/10 21:38
Top Channel/ Përplasje te Kryeministria,gurë drejt policisë,piper dhe gaz lotsjellës përgjigje bluve
16/10 21:35
Top Channel/ “Jep dorëheqjen”, protestuesit thirrje policisë: Hiqni kapelet
16/10 21:35
Top News- Protestuesit hedhin Klevis Balliun në Lanë, kalon në anën tjetër për të shpëtuar
16/10 21:24
Top Channel/ Plagos rëndë gruan me çekiç, arrestohet 73-vjeçari në Vaun e Dejës
16/10 21:15
Top News- Paqe pas shumë orësh “luftë”, policë e protestues i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin
16/10 21:13
Top News- “Kape se iku”, protestuesit vrap në rrugica për t’i shpëtuar shoqërimeve të policisë
16/10 20:53
Top Channel/ “Paqe” mes protestuesve dhe policisë, tubuesit i shpërndajnë ujë bluve
16/10 20:45
Top Channel/ “Nuk duam ta shkatërrojmë Tiranën”, të rinjtë debatojnë me policinë: Na arrestoni
16/10 20:43
Top Channel/ Protestuesi bën gjestin emocionues dhe fisnik, i jep ujë policisë
16/10 20:38
Top Channel/ Protesta e katërt e dhunshme, Forcat Operacionale patrullim në Tiranë
16/10 20:36