Rruga nuk do të udhëheqë politikën, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçic teksa komentoi protestat që kanë shpërthyer ditët e fundit në Serbi. Që nga 27 nëntori, në disa qytete serbe, njerëzit kanë dalë nëpër rrugë duke kundërshtuar ndërtimin e minierës së litiumit në perëndim të vendit në qytetin e Lloznicës nga kompania, Rio Tinto.