Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic pohoi se për momentin, nuk e vlerëson dot sesa real është ai të cilin e quajti “rrezik që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, por, sipas tij, situata “nuk është aspak naive”. Një ditë më parë, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ishte shprehur se anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO është një nevojë urgjente, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë, dhe kreu i shtetit serb reagoi menjëherë pas kësaj deklarate.