Top Channel/ “Vrasësi” i Kirk kyç gojën. Guvernatori i Utah: Po bashkëpunon partneri i tij
14/09/2025 22:58

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk "nuk po bashkëpunon" me autoritetet dhe nuk ka pranuar të jetë ai autori. Deklaratën e bëri për mediat amerikanë, Guvernatori i Utah-ut, Spencer Cox, i cili po ashtu i qëndroi deklaratës së tij se autori i dyshuar ishte "thellësisht i indoktrinuar me ideologji të majtë".Guvernatori tha se midis atyre që po bashkëpunojnë me autoritetet është edhe shoku i dhomës i zotit Robinson, i cili tha se ishte gjithashtu partneri i tij. "Po intervistojmë çdo njeri që ka të bëjë me të. të gjithë ata që e njohin dhe po përpiqemi të mësojmë më shumë rreth motivit të vërtetë të ngjarjes” sqaroi guvernatori. I dyshuari Tyler Robinson, 22 vjeç, u mor në paraburgim rreth 33 orë pasi Kirk, një aktivist 31-vjeçar i krahut të djathtë, u qëllua për vdekje të mërkurën. Kirk po fliste në Universitetin e Luginës së Utah-ut në një aktivitet në ajër të hapur të mbajtur nga Turning Point USA, organizata ku ishte bashkëthemelues kur u qëllua për vdekje. Eventi ishte pjesë e Turneut të Rikthimit Amerikan, i cili ishte një angazhim për të mbajtur fjalime që e çoi atë në disa kampuse universitare në të gjithë SHBA-në. Përmes organizatës së tij Kirk përhapte pikëpamje shumë konservatore në shkollat e mesme, kolegje dhe universitete dhe numëron më shumë se 250.000 anëtarë studentë. Kirk i përdorte masivisht mediat sociale për të mobilizuar të rinjtë për vlerat konservatore. Ai ishte një mbështetje e fortë për Donald Trump në fushatën për zgjedhjet presidenciale dhe kishte lidhje mjaft të mira me administratën amerikane.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48