Top Channel/ Vota e emigrantëve, tërhiqet drafti: Të regjistrohen edhe me pasaporta të skaduara
23/10/2024 22:53

Pasaportat apo kartat e identitetit të skaduara nuk do jenë pengesë për regjistrimin e emigrantëve të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e pranverës. Formula e konsensusit u arrit pas tërheqjes së draftit të komisionerit Ilirjan Celibashi, ku përcaktohej se për t’u regjistruar si votues nga jashtë duhej të kishe një dokument identifikimi të vlefshëm. Komisioni Rregullator votoi propozimin e dy anëtarëve të zgjedhur nga opozita, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, të cilët kërkuan që pasaportat e skaduara të pranohen në fazën e regjistrimin me kushtin që deri ditën e votimit t’i kenë rinovuar dokumentet e identitetit. “Zgjedhësi paraqet kërkesë për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë, nëpërmjet llogarisë së tij të krijuar në PER, duke ndjekur këto hapa: Skanon përmes PER një dokument identifikimi të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, pasaportë për jashtë shtetit, ose letërnjoftim” Pas regjistrimit në platformën online të krijuar nga KQZ si votues nga jashtë, emigrantët do të çregjistrohen nga lista e zgjedhësve në Shqipëri, por drafti i dakordësuar edhe me partitë politike parashikon që emigrantët, të cilët nuk arrijnë të rinovojnë dokumentet e identifikimit në kohë, apo për arsye të tjera nuk votojnë dot nga jashtë, ata mund të kërkojnë ripërfshirjen në listën e zgjedhësve në Shqipëri për të pasur mundësinë që të votojë në parlamentarët e 2025 në atdhe.

Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08
Top News – ‘Shqipëria ka ecur përpara’. BE ‘flet shqip’ në Tiranë, ‘por rruga jo fushë me lule’
05/11 15:01
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – KLP kërkon më shumë fonde: Na duhen për procesin e integrimit
05/11 13:40
Top News – ‘Duhet të ngremë zërin kur dhunohen politikanët’, thotë deputetja e PS, Iris Luarasi
05/11 13:39
Top News – PS prezanton e vetme buxhetin për shëndetësinë
05/11 13:35
Top News – Rama pyetet për Veliajn në konferencën me Ambasadoren e BE
05/11 13:17
Top News – Nuk ka fondet për fermerët. Raporti i KE, 90 mln eurot e IPARD mbeten të bllokuara
05/11 13:12
Top News – Ulen nafta e benzina/ Bordi cakton çmimet e reja për shitjen e karburanteve
05/11 13:07
Top News – ‘Shqiptarët duan Europën, Rama do pushtetin’/ Tabaku pas Raportit të KE: PS dështoi
05/11 12:54
Top Channel/ SPAK kërkon 35 vite burg për Henrik Hoxhajn, vetëm 10 për të penduarin Nuredin Dumani
05/11 12:51
Top Channel/ Shpërthimi i gazit shembi pallatin, dy viktima nga rrjedhja e gazit në një apartament
05/11 12:51