Top Channel/ Vlorë në shtator është plot! Operatorët turistikë flasin për një sezon të suksesshëm
06/09/2025 15:16

Sezoni veror në Vlorë po vazhdon me ritme të larta edhe gjatë shtatorit. Destinacionet turistike, si Sazani dhe Karaburuni, janë më të preferuarat për t’u vizituar, kryesisht të huaj. Në portin e Vlorës, anijet turistike dhe gomonet nisen çdo mëngjes me turistë drejt këtyre destinacioneve. “Ende nuk e kam shijuar plotësisht Vlorën që të jap një opinion të saktë, por ajo që shoh është se Vlora dhe Shqipëria janë jashtëzakonisht të bukura, me një verë të gjatë — e kundërta e asaj që kemi në Poloni,” “Jemi vetëm prej dy ditësh këtu dhe shohim se çmimet në Shqipëri janë si në Poloni — as të shtrenjta e as shumë të lira. Pjesa tjetër mbetet për t’u parë në vijim.” “Kam dëgjuar për Vlorën, por nuk e kisha imagjinuar që do të gjeja këtë mrekulli. Një vend kaq i bukur, me njerëz shumë të mirë. Do t’ua këshilloja të gjithëve,” “Vij nga Brindizi… jemi shumë afër jush, vetëm 70 km, prandaj zgjodha Vlorën. Do të shijojmë bukuritë e qytetit, të ishujve dhe të gadishullit. Rroftë Vlora dhe Brindizi,” “Qershor-gusht kanë qenë të gjitha strukturat ‘full booked’, ndërsa edhe shtatori po rezulton i ngjashëm. Tashmë sezoni veror në Vlorë nis që në prill dhe zgjatet deri në tetor. Kemi arritur qëllimin tonë.” “Realiteti është që Shqipëria ende nuk ka kapacitetet e duhura për të përballuar një ‘boom’ të madh turistik. Vlorës i duhet kohë për të zgjeruar shërbimet dhe për të përmirësuar cilësinë që ofrojnë strukturat turistike dhe ato lokale.” Vlora po e kthen shtatorin në një muaj të artë për turizmin, duke ofruar diell, det dhe qetësi për vizitorët që kërkojnë më shumë se sa thjesht pushime verore.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48