Top Channel/ Vlorë, dorëhiqet kryetari i bashkisë. Ermal Dredha vendos të largohet
10/09/2025 23:28

Vlora mbetet pa kryetar bashkie. Burime pranë Top Channel bëjnë me dije se Ermal Dredha ka paraqitur dorëheqjen mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa pritet që ajo të formalizohet ditën e enjte. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga vetë Dredha apo nga institucionet përkatëse. Arsyet që çuan në këtë vendim mbeten ende të paqarta, por dorëheqja vjen në një moment ku marrëdhëniet mes kryetarit të bashkisë dhe kryeministrit kanë qenë të tensionuara. Dredha mori drejtimin e Bashkisë së Vlorës në korrik të vitit 2023, pas largimit të paraardhësit të tij, Dritan Leli. Gjatë muajve të fundit ai ka qenë në qendër të kritikave nga Kryeministri Edi Rama, sidomos për mënyrën e administrimit të shërbimeve publike dhe problemeve me infrastrukturën në qytet. Kritika e fundit publike erdhi vetëm pak ditë më parë, gjatë një takimi të shefit të qeverisë për Operatorin Kombëtar të Ujit, ku Rama adresoi drejtpërdrejt pakënaqësi për menaxhimin e situatës në Vlorë. Ndërkohë, mbetet për t’u parë se kush do të marrë drejtimin e bashkisë.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48