Jo Biden nisi të qeshë kur e pyetën nëse mendon ende që Vladimir Putin është një vrasës, dhe tha se lideri rus është në fakt “një kundërshtar i denjë”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i bëri komentet gjatë një konference për shtyp, ku u shfaq me dy orë vonesë. Kur u pyet në muajin mars në një intervistë për ABC nëse besonte se presidenti rus ishte vrasës, Biden u përgjigj: “Mmm, po, ashtu mendoj”. Tani, përpara takimit të tij me të në Gjenevë të Zvicrës, nuk i kurseu komplimentat për homologun rus, duke e quajtur “të zgjuar” dhe “të fortë”.