Top Channel/ Vdekja e Mazonakis shkund Greqinë, probleme në qindra klinika private
28/09/2026 22:53

Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra private. Mbrëmjen e së hënës, në Selanik, autoritetet vendosën mbylljen e një klinike private, ku u zbulua se funksiononte ilegalisht një repart onkologjik dhe kryheshin kimioterapi pa licencën përkatëse. Kontrolli i Autoritetit Kombëtar të Transparencës tregoi se klinika kishte ngritur një repart të plotë onkologjik, me pajisje edhe për përgatitjen e barnave kimio-tera-peutike, megjithëse ky repart nuk përfshihej fare në licencën e saj. Sipas hetimit, aty punonte një pneumolog i specializuar në onkologjinë e mushkërive, por pa kontratë të shkruar me klinikën. Klinika kishte gjithashtu mungesë infermierësh dhe specialistësh dhe nuk kishte në funksion Njësinë e Kujdesit Intensiv, edhe pse kjo ishte e detyrueshme. Autoritetet zbuluan edhe raste pacientësh të shtruar me diagnoza që nuk lidheshin me kancerin, por që gjatë qëndrimit kishin marrë barna kimioterapie. Problemet në klinikë ishin konstatuar që në vitin 2025. Në fillim të vitit 2026 ishte rekomanduar mbyllja e saj, por ajo vazhdoi të funksiononte. Tashmë është vendosur heqja e licencës, ndërsa dosja i është dërguar edhe Prokurorisë. Pas rastit Mazonakis, autoritetet kanë zgjeruar kontrollet në të gjithë sektorin privat të shëndetësisë. Me sistemin e ri MedWatch, autoritetet kanë skanuar mijëra klinika, kabinete, qendra estetike dhe struktura të tjera private. Vetëm në fazën e parë, në Atikë, janë evidentuar 231 struktura të klasifikuara si “të kuqe”, pra me indikacione që kërkojnë kontroll të menjëhershëm, ndërsa 424 të tjera janë futur në kategorinë “e verdhë” dhe do të rikontrollohen. Çështja ka shkaktuar edhe përplasje politike, me partitë e opozitës që akuzojnë qeverinë se kontrollet në sektorin privat të shëndetësisë kanë qenë të pamjaftueshme dhe se probleme të njohura prej vitesh nuk janë trajtuar në kohë.

Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58
Top News – Putin: Jam gati për luftë…! Paralajmëron perëndimin: Nuk do të ketë asnjë fitues
30/10 13:57
Top News – Putin mbyll gazetën e fundit të pavarur / ‘Kremlini e vrau Novaya Gazeta-n pas 33 vitesh’
30/10 13:25
Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14
Top Channel/ Greqia sfidon Turqinë në OKB! Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë
30/10 12:06
Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08