Pas vdekjes tragjike të 20-vjeçarit, i cili humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një gome kamioni në gomisteri, policia ka vënë nën pranga pronarin e gomisterisë teksa është vënë në hetim shoferi i ambulancës, pasi dyshohet se ka mbërritur me vonesë për të dhënë ndihmën e parë. 23-vjeçari humbi jetën një ditë më parë teksa po punonte për ndërrimin e një gome kamioni. Policia bëri me dije se arrestoi në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” pronarin e gomisterisë Xhemal Duka, si dhe ka proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasin Tiril Leba me detyrë shofer i ambulancës.