Një zjarr gjigand përfshiu një depo karburanti në Sevastopol, porti kryesor i gadishullit të Krimesë së aneksuar nga Moska në 2014-tën. Goditja nuk duket e paqëllimtë: Sevastopoli është shtëpi e flotës rusë ne Detin e Zi e është mësyrë nga një seri sulmesh me dronë që prej fillimit të pushtimit rus ndaj Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar. Edhe sulmi i fundit, është realizuar po në të njëjtën mënyrë sipas zyrtarëve rusë, të cilët menjëherë akuzuan Kievin për incidentin.