Top Channel/ UET me kampus të ri universitar, hapësira dhe mundësi edukimi bashkëkohore
22/09/2025 15:25

Nëntëmbëdhjetë vite më parë, më 20 shtator 2006, u themelua Universiteti Europian i Tiranës. Nisi me dy fakultete në shkencat humane, për t’u zgjeruar në pesë fakultete, dhjetëra programe e profile studimi, mijëra të diplomuar dhe qindra projekte ndërkombëtare. Viti i 20-të e gjen UET-in në ndërtim e sipër të kampusit të ri universitar. I shtrirë në një sipërfaqe prej 16 mijë metrash katrorë, kampusi do të ofrojë hapësirat dhe mundësitë e një edukimi bashkëkohor, të krahasueshëm me universitetet më të mira në botë. “Universiteti Europian i Tiranës është licensuar në vitin 2006 dhe ne futemi praktikisht në 20 vjetorin e themelimit të saj, duke shtuar në portofolin tonë edhe ndërtimin e një kampusi të ri dhe modern, siç është struktura e që po vizitojmë sot. Kampusi ka një sipërfaqe prej 16 mijë metrash katrorë. Do të jetë një strukturë moderne, e pajisur me gati 20 laboratorë për të gjithë disiplinat e programeve që universiteti ynë ofron, do të ketë mbi 35 auditorë, Aula Magna, do të ketë një palestër moderne, për të gjithë studentët që ndjekin studimet në disiplinat e sporteve. Do të jetë një kampus modern, i denjë për një universitet në shekullin XXI.” I projektuar nga studioja e njohur spanjolle, Bofill Taller de Arquitectura, Kampusi do të ketë rreth 20 laboratorë dedikuar fushës së mjekësisë, inxhinierisë së ndërtimit, arkitekturës, informatikës dhe arteve. Po ashtu, do të ketë sallë teatri, palestra dhe ambiente të përshtatshme për programet e sporteve. “Jemi në 60% të punimeve. Momentalisht është duke u ndërtuar palestra, sigurisht sipas çdo standardi dhe çdo kërkese që plotëson funksionet e kërkuara nga ju. Gjithashtu, jemi në pritje të ndërtimit të sallës së auditorit, e cila do të jetë në formën e një teatri, e një auditori të mirëfilltë, dhe gjithashtu dhe një bibliotekë me dy kate lartësi, dubleks, në mënyrë që të akomodojë gjithë studente që do të duan të studiojnë këtu.” Konceptuar me ambiente moderne, kampusi do të ofrojë hapësira të bollshme për qëllime mësimore por edhe mjedise rekreative për studentët dhe stafin e tij. I pozicionuar në një zonë në zhvillim, kampusi i Universitetit Europian të Tiranës, i cili mbyll fazën e ndërtimit të strukturës në fund të këtij viti, do të jetë referenca e re në kryeqytet.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06