Top Channel/ U kap me çaj mali, policia angleze arreston shqiptarin
31/03/2023 18:48

Të arrestohesh sepse në makinë policia të gjen një tufë me çaj mali, e kujton se ti je përdorues kanabisi. Kjo i ka ndodhur një emigranti shqiptar, në Angli kur fugoni i tij u ndalua për një kontroll të rastësishëm, por të pa mësuar me erën e çajit të malit, policët anglezë mbase ndonjëri prej tyre edhe përdorues, ka kujtuar se kemi të bëjmë me një tufë kanabisi, gati për ta ndezur. Histori e 53-vjeçarit Agim Agaj është pasqyruar nga tabloidi britanik The Sun, i shquar për mënyrën e titujve me të cilët luan shpesh. Për këtë ngjarje, gazetari Ed Southgate ka zgjedhur si titull CHARCOS, si për ta përafruar ngjarjen me trafikantët e drogës, që njihen si Narcos, por në fakt e gjitha puna e tyre në zbulimin e narcosit shqiptar rezultoi në një turp të vërtetë. I intervistuar nga The Sun, Agim Agaj tregoi me detaje ngjarjen. “Ishin dy policë. Një hapi derën e fugonit dhe pa se kisha një enë plastike dhe i tha policit tjetër se unë kisha kanabis. I thashë që nuk është drogë, por çaj mali. Nuk më dëgjuan dhe më arrestuan. Çaji nuk duket aspak si kanabis dhe nuk e ka erën si të saj. Edhe një fëmijë mund të bëjë dallimin mes çajit dhe kanabisit”, rrëfen emigranti shqiptar. Gazetarët e The Sun nuk e kanë lënë me kaq, kanë marrë edhe një prononcim nga forca policore në Dorset, e cila u morr me hetimin e këtij rasti. Një zëdhënës i policisë për këtë ngjarje, të cilën The Sun e trajton si injorancë dhe turp të policëve. Ai deklaroi se u krye një kontroll i automjetit dhe u raportua se u gjet një enë plastike me disa bimë dhe oficerët menduan se ishte drogë. Pas hetimeve të mëtejshme u konfirmua se lënda që u gjet nuk ishte drogë ilegale dhe burri u lirua pa asnjë akuzë|. Pamjet: AFP

Top News/ Zelensky shpallet në kërkim, Moska kërkon arrestimin e Presidentit ukrainas
04/05 17:10
Top News/ “Gjermania e Franca kundër Kosovës”, Knaus-s’do lejojnë anëtarësimin në KiE
04/05 16:48
Top News/ Stërvitjet e NATO-s/ Rusia akuzon aleancën- Po përgatitet për konflikt
04/05 16:06
Top Channel/ Steadfast Defender, Rusia: NATO po përgatitet për konflikt me ne!
04/05 15:06
Top News/ Dronë rus mbi Ukrainën, plagosen gjashtë persona, mes të cilëve dhe fëmijë
04/05 15:04
Top Channel/ Ukraina rrezikon përshkallëzimin, Rusia: Kemi rrëzuar raketa amerikane në Krime!
04/05 14:47
Top Channel/ Gjermania “tradhton” Kosovën: Do bllokojë bashkë me Francën votimin për KiE!
04/05 14:46
Top Neës/ Vranë liderin separatist të Sikh, 3 të arrestuar në Kanada, nën hetim dhe qeveria indiane
04/05 14:37
Top Channel/“Po ushqehen me bar dhe lëvozhga kikiriku”detajet tronditëse të krizës së urisë në Sudan
04/05 13:35
Top News/ E premtja e zezë/ Besimtarët ortodoksë përkujtojnë Kryqëzimin e Krishtit
04/05 13:17
Top News/ Izraeli gati të ndërhyjë në Rafah, prezanton planin për evakuimin e palestinezve
04/05 12:53
Top Channel/ Zgjedhje të reja në Britani, sinjalet nga humbja e konservatorëve në zgjedhjet lokale
04/05 12:32
Top News/ Luftimet mbi Krime/ Rusia thotë se ka rrëzuar katër raketa amerikane
04/05 12:24
Top News/ Ngadalësohet tregu i punës në SHBA/ Në muajin prill u hapën 175 mijë vende të reja
04/05 12:23
Top Channel/ Izraeli “ul tonet”? Konsultohet me SHBA-në para ofensivës në Rafah!
04/05 12:23
Top Channel/ Zgjedhjet e 8 majit, Maqedoni e Veriut: Për kë do të votojnë shqiptarët?
04/05 11:50
Top Channel/ Befason Borrell: “Pres me padurim bashkëpunimin me qeverinë e re serbe”!
04/05 11:48
Top News/ Lufta Izrael-Hamas në moment kritik/ SHBA vijon përpjekjet për një armëpushim
04/05 11:47
Top News/ Sulmet kibernetike në Europë/ SHBA fajëson Rusinë- Ndaloni këtë aktivitet!
04/05 11:03
Top News/ Lumenjtë dalin nga shtrati, përmbytje masive nga shirat, shtatë viktima
04/05 08:30