Greqia shprehu shqetësim pas deklaratave të Turqisë mbi vullnetin e saj për të rritur bashkëpunimin ushtarak me Spanjën. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i bëri këto komente pas bisedimeve me homologun spanjoll, Hoze Manuel Albares, në Athinë. Muajin e kaluar, presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se vendi i tij shpreson të rrisë bashkëpunimin e mbrojtjes me Spanjën – që është gjithashtu anëtare e NATO-s – përmes blerjes së një aeroplanmbajtëse të dytë e ndoshta dhe një nëndetëse.