Top Channel/ Trupat rusë dëbojnë ushtrinë ukrainase në Kursk, Rusia: Kemi kontrollin e qytetit!
13/03/2025 21:33

Rusia tha të enjten se trupat e saj kanë dëbuar ushtrinë ukrainase nga qyteti më i madh i Kurskut, rajon i Rusisë në kufi me Ukrainën, që u mor nën kontroll nga ushtria ukrainase vitin kaluar. Njoftimi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes se ushtria ka rimarrë kontrollin e Sudzhas, disa orë pasi presidenti Vladimir Putin vizitoi komandantët e ushtrisë në Kursk i veshur me uniformë, nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Zyrtarët ukrainas nuk kanë bërë komente mbi pretendimin rus. Përparimi rus dhe vizita e Presidentit Putin në frontin e luftës, vijnë ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump po kërkon me këmbëngulje një fund diplomatik të luftës. Trupat e ushtrisë ukrainase brenda Rusisë kanë qenë nën një trysni intensive për muaj të tërë mes një përpjekjeje të ripërtërirë nga forcat ruse, të mbështetura nga trupat e Koresë së Veriut. Inkursioni i befasishëm i Ukrainës gushtin e kaluar, ishte më i madhi në territorin rus nga trupat e huaja, që nga Lufta e Dytë Botërore dhe e vuri në pozitë të vështirë Kremlinin. Duke folur me komandantët e ushtrisë të mërkurën, Presidenti Putin tha se ai priste që forcat e tij “ta çlironin plotësisht rajonin e Kurskut nga armiku në të ardhmen më të afërt”. Ai shtoi se në të ardhmen “është e nevojshme të mendohet për krijimin e një zone sigurie pranë kufirit shtetëror”, në një sinjal se Moska mund të përpiqet të zgjerojë kontrollin e saj territorial duke kapur pjesë të rajonit fqinj të Ukrainës, Sumy. Kjo ide mund të komplikojë një marrëveshje armëpushimi.

Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31
Top News- Çfarë ka ndryshuar në Serbi në pesë ditët e para pas fitores së Listës Studentore?
30/10 22:20
Top News- 1 milionë njerëz në sheshe, protestohet në 70 qytete, përleshje polici-protestues
30/10 22:10
Top News- “Allahu Akbar”, gjermania jep detaje për adoleshentin që sulmoi ambasadën izraelite
30/10 22:05