Marrëveshja me Iranin, ende nuk është në horizont: Donald Trump i uli pritshmëritë që ai vetë dhe sekretari i tij i shtetit, Marco Rubio, kishin krijuar lidhur me një ujdi të shpejtë. "Negociatat po zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe konstruktive, dhe i kam udhëzuar përfaqësuesit e mi që të mos nxitojnë në marrëveshje, pasi koha është në anën tonë”, shkroi Trump në platformën e tij online Truth Social.