Top Channel/ Trump “i shpall luftë” Kanadasë! Tarifa 50% për mallrat
11/03/2025 19:44

Donald Trump ka urdhëruar një rritje të tarifave për çelikun dhe aluminin kanadez dhe kërcënoi të vendosë më shumë taksa, pasi Ontario dje vendosi një shtesë prej 25% për eksportet e energjisë elektrike në tri shtete të SHBA-së. Në një postim të gjatë në Truth Social, Trump tha se do të “mbyllte përgjithmonë biznesin e prodhimit të automobilave në Kanada” nëse vendi nuk do t’i jepte fund tarifave të papërcaktuara që kishte vendosur për mallrat amerikane: “Bazuar në Ontario, Kanada, duke vendosur një tarifë 25% për ‘Elektricitetin’ që vjen në Shtetet e Bashkuara, unë kam udhëzuar Sekretarin tim të Tregtisë që të vendosë një tarifë shtesë prej 25% në 50%, për të gjithë çelikun dhe aluminin që vjen në Shtetet e Bashkuara nga Kanadaja, kudo në botë. Kjo do të hyjë në fuqi nesër mëngjes, më 12 Mars. Gjithashtu, Kanadaja duhet të heqë menjëherë tarifën e saj të fermerëve anti-amerikanë prej 250% deri në 390% për produkte të ndryshme qumështi amerikane, e cila është konsideruar prej kohësh e egër. Së shpejti do të shpall një emergjencë kombëtare për energjinë elektrike brenda zonës së kërcënuar. Kjo do t’i lejojë SHBA-të të bëjë shpejt atë që duhet bërë për të lehtësuar këtë kërcënim abuziv nga Kanadaja. Nëse tarifat e tjera skandaloze nuk do të ulen gjithashtu nga Kanadaja, unë do të rris ndjeshëm, më 2 prill, tarifat për makinat që vijnë në SHBA, të cilat, në thelb, do të mbyllin përgjithmonë biznesin e prodhimit të automobilave në Kanada. Ato makina mund të bëhen lehtësisht në SHBA!”, shkruan Trump. Shtimi i një tarife shtesë prej 25% të energjisë elektrike nga Ontario prek Nju Jorkun, Minesotën dhe Miçiganin, të cilat marrin energji elektrike nga provinca.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10