Top Channel/ Trump i kundërpërgjigjet Kanadasë, tarifë e re për çelikun dhe aluminin: Do të mbyll…
11/03/2025 22:26

Donald Trump ka urdhëruar një rritje të tarifave për çelikun dhe aluminin kanadez dhe kërcënoi të vendosë më shumë taksa, pasi Ontario dje vendosi një shtesë prej 25% për eksportet e energjisë elektrike në tri shtete të SHBA-së. Në një postim të gjatë në Truth Social, Trump tha se do të “mbyllte përgjithmonë biznesin e prodhimit të automobilave në Kanada” nëse vendi nuk do t’i jepte fund tarifave të papërcaktuara që kishte vendosur për mallrat amerikane: “Bazuar në Ontario, Kanada, duke vendosur një tarifë 25% për ‘Elektricitetin’ që vjen në Shtetet e Bashkuara, unë kam udhëzuar Sekretarin tim të Tregtisë që të vendosë një tarifë shtesë prej 25% në 50%, për të gjithë çelikun dhe aluminin që vjen në Shtetet e Bashkuara nga Kanadaja, kudo në botë. Kjo do të hyjë në fuqi nesër mëngjes, më 12 Mars. Gjithashtu, Kanadaja duhet të heqë menjëherë tarifën e saj të fermerëve anti-amerikanë prej 250% deri në 390% për produkte të ndryshme qumështi amerikane, e cila është konsideruar prej kohësh e egër. Së shpejti do të shpall një emergjencë kombëtare për energjinë elektrike brenda zonës së kërcënuar. Kjo do t’i lejojë SHBA-të të bëjë shpejt atë që duhet bërë për të lehtësuar këtë kërcënim abuziv nga Kanadaja. Nëse tarifat e tjera skandaloze nuk do të ulen gjithashtu nga Kanadaja, unë do të rris ndjeshëm, më 2 prill, tarifat për makinat që vijnë në SHBA, të cilat, në thelb, do të mbyllin përgjithmonë biznesin e prodhimit të automobilave në Kanada. Ato makina mund të bëhen lehtësisht në SHBA!”, shkruan Trump. Shtimi i një tarife shtesë prej 25% të energjisë elektrike nga Ontario prek Nju Jorkun dhe Miçiganit, të cilat marrin energji elektrike nga provinca.

Top News – ‘Drogoje dhe përdhunoje’/ Shitësi i këpucëve nxiste burrat të abuzonin gratë e tyre
11/09 23:00
Top News – ‘Nëse jeni burra, hajdeni përballuni’/ Pezeshkian mesazh Trump – Ne nuk frikësohemi!
11/09 22:50
Top Channel/ Detaje tronditëse, Mazonakis u vra? Mjekët kërkonin në ChatGPT si ta rikthenin në jetë
11/09 22:47
Top News – Kush është shqiptari që mbushi Greqinë me kokainë dhe amerikanët e mbajnë të fshehtë?
11/09 22:35
Top News – Huthët luftë të ashpër në Jemen/ Arabia Saudite ‘presion’ Trump, mijëra viktima
11/09 22:34
Top News – 11 Shtatori, Trump mesazh Iranit/ ‘Luftojmë që të ndalojmë sulmet terroriste’
11/09 22:25
Top News- Tjetër tragjedi në familjen mbretërore, pas mbretit vdes princesha
11/09 21:30
Top News – Si e vdiq mjeku këngëtarin e famshëm grek? E dëndi me injeksione, dëshmon taksisti
11/09 20:45
Top Channel/ “Nuk e harrojmë kurrë 11 shtatorin”! Trump: Kjo është arseja pse luftojmë sot
11/09 20:16
Top News – ‘Bota do shohë 11 Shtatorin e dytë’/ Kreu i MI5 ngre alarmin: Terrorizmi, kërcënim
11/09 20:13
Top News – Rusia, tokë të djegur në Ukrainë. Dy fortesat e Kievit në Donbass nën rrebesh sulmesh
11/09 14:02
Top Channel/25 vjetori i 11 shtatorit, New York: Dronë formojnë Kullat Binjake në nder të viktimave!
11/09 12:16
Top Channel/Si ndryshoi terrorizmi pas 11 shtatorit,REL: Nga Al-Kaeda te “ujqërit e vetmuar” dhe AI!
11/09 11:42
Top Channel/ Sulm kibernetik në Berlin: “Masakër” të dhënash, 1.4 milionë përfundojnë në Darknet!
11/09 11:23
Top Channel/ Vucic nuk do tolerohet më? FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë, i erdhi fundi!
11/09 11:22
Top Channel/ Irani kërkon kontrollin e Detit të Kuq, BBC: Po përdor rebelët Huthi në Jemen!
11/09 11:20
Top News – Rusia nuk lë ukrainasit të bëjnë pazar, sulmon me dronë qendrat tregtare
11/09 10:31
Top News- Presidenti sfidon ushtarët në shtangë/ Me kostum, kreu i shtetit mongol ngre 100 kilogramë
10/09 23:05
Top News- Çmendet moti! Stuhia e frikshme lë pas viktima e shkatërrim në pak orë
10/09 23:01
Top News- NATO kap nëndetëse ruse pranë Svalbardit, dyshime për sabotim të kabllove nënujore
10/09 22:59