Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh i bindur se Irani do ta ndalojë programin e pasurimit të uraniumit dhe do të heqë dorë nga çdo përpjekje për zhvillimin e armëve bërthamore, edhe pse negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të tensionuara. Trump deklaroi se SHBA-ja mund ta ndalojë Iranin të zhvillojë një program bërthamor ushtarak. “100 për qind ata do të ndalen”, tha ai. Trump zbuloi gjithashtu se është personalisht i përfshirë në kontaktet me zyrtarët iranianë gjatë negociatave.