Top Channel/ Trump-Harris, sot debati televiziv, CNN: Nëse zgjedhjet do mbaheshin tani, Trump fiton!
10/09/2024 11:00

Miliona amerikanë presin të ndjekin sot debatin televiziv mes zv/presidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, i cili mund të përbëjë njërin prej momenteve kritike të fushatës për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA. Ishte pikërisht një përballje e ngjashme që vulosi fatin e ish shefit të Shtëpisë së Bardhë Joe Biden, dështimi it ë cilit përballë rivalit republikan e detyroi t`i jepte fund përpjekjes për një mandate të dytë në krye të shtetit. Edhe pse debatet presidenciale zakonisht nuk vendosin rrjedhën e zgjedhjeve, mbrëmja e sotme konsiderohet se përfaqëson shansin më të mirë për Harris që të pengojë rikthimin historik të Trumpit. Suksesi i saj në unifikimin e partisë, ku u shfaq si një zë i ri i ndryshimit të gjeneratave, nuk ka arritur deri më tani të cimentojë një rrugë të besueshme drejt 270 votave elektorale të nevojshme për të fituar presidencën. Në të vërtetë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot thotë CNN, ish-presidenti Trump, i cili ka sfiduar një seri akuzash penale si dhe një tentativë ndaj jetës së tij, mund të fitojë. Dy kandidatët nuk janë takuar asnjëherë me njëri-tjetrin dhe nuk kanë zhvilluar asnjë bisedë në telefon, por të martën ata do të qëndrojnë në një distancë të afërt nga njëri-tjetri në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në qytetin e Filadelfias. Ata pritet të shkëmbejnë kritika me njëri-tjetrin për 90 minuta, ndërsa u përgjigjen pyetjeve të parashtruara nga dy gazetarë të kanalit ABC. Ky mund të jetë debati i vetëm mes tyre në fushatën për presidencialet e nëntorit. Debati mbahet tetë javë përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve, por vetëm disa ditë përpara fillimit të votimit të hershëm në disa nga 50 shtetet e vendit.

Top Channel/ Protesta masive në Stamboll, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët turq
01/07 23:02
Top Channel/ Macron telefonon Putin/ Presidenti francez i kërkoi t’i japë fund sulmeve
01/07 23:00
Top Channel/ “Lufta e fjalëve” Trump-Musk, manjtati i teknologjisë përballet me një tjetër tronditje
01/07 22:58
Top Channel/ Tragjedi në Kaliforni, 13-vjeçari vd*s nga helmimi me alkool
01/07 22:56
Top Channel/ Trump sulmon Musk: Të kthej në Afrikë. shefi i Teslas: Na drejton partia e derrit
01/07 22:45
Top News – Sanchez, ‘në fije të perit’. Kryeministri spanjoll përballë akuzave për korrupsion
01/07 22:22
Top Channel/ Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 milionë USD 4 vitet e fundit
01/07 20:05
Top Channel/ ‘Beteja’ Trump-Musk, presidenti: Ndoshta Elon duhet të kthehet në Afrikën e Jugut
01/07 20:03
Top News – Trump kërcënon Elon Musk. Me dëbim nga SHBA dhe heqje të subvencioneve të TESLA-s
01/07 19:55
Top News- Arrestohet danezi për spiunazh/ Kundër hebrenjve, dyshohet se i shërbente Iranit
01/07 16:58
Top News- 27 kg drogë të fshehur në frigorifer/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
01/07 16:48
Top Channel/ Rindizet “lufta” Trump-Musk, presidenti: Ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut!
01/07 15:09
Top News – ‘Të shpëtojmë zonën Schengen’ / Kancelari gjerman: Rrezikohet nga trafikantët e njerëzve
01/07 14:51
Top News – Rusia pushton tërë Luhanskun / Kontroll të plotë të rajonit, konfirmojnë zyrtarët rusë
01/07 14:50
Top News – Trump ‘thërret’ Netanyahun / Takimi javën tjetër, thirrje për armëpushim në Gaza
01/07 14:49
Top News – Raketat britanike ‘ndëshkojnë’ Rusinë / Goditen oficerët rusë, sulm në bazën ushtarake
01/07 14:49
Top News – Polonia kthen kontrollet në kufi / ’Blindon’ kalimet me Gjermaninë dhe Lituaninë
01/07 14:47
Top News – Izraeli ‘bën shoshë’ Gazën / 60 viktima para bisedimeve me SHBA për armëpushim
01/07 14:46
Top Channel/ Tmerr në Turqi: Shpërthejnë zjarrët, dhjetëra mijëra të evakuar-“Digjet” Izmiri!
01/07 12:22
Top Channel/ 6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!
01/07 12:00