Top Channel/ Tronditet sërish Italia, eliminohet me thikë një tjetër student shqiptar
18/10/2025 22:17

Pak muaj pas vrasjes tragjike të studentes shqiptare, Ilaria Sula, në Itali, një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga vendi fqinj. Studenti 23-vjeçar me origjinë shqiptare, Hekuran Cumani, u vra me thikë këtë të shtunë në parkingun e departamentit të Matematikës dhe Informatikës të Universitetit të Perugias. Ai i goditur me thikë në gjoks pas një sherri mes një grupi personash, duke ndërruar jetë në vendngjarje. Policia italiane po punon për të rindërtuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet e vrasjes. Hetuesit dyshojnë se studenti shqiptar ishte përfshirë në një sherr me autorin në një lokal pranë universitetit, ku pas fyerjeve, ai është goditur për vdekje me thikë. Autoritetet italiane dyshojnë se në vrasje janë përfshirë disa persona. Siç raportojnë mediat italiane, 23-vjeçari kishte udhëtuar drejt Peruxhias për një mbrëmje me shokët, ku dyshohet se grupi i tij ishte përfshirë në konfliktin me një grup tjetër. Hetuesit kanë marrë në pyetje të gjithë personat që ishin prezentë gjatë incidentit, ndërsa po shihen kamerat e sigurisë përreth zonës për të identifikuar autorin e vrasjes. Ngjarja e rëndë shkaktoi tronditje edhe tek autoritetet lokale. Në një deklaratë të përbashkët, kryetari i bashkisë së Peruxhias, këshilli bashkiak dhe Këshilli Komunal kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e jetës së të riut.

Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
DIGITALB DIGITALB