Top Channel/ Tronditet Greqia, shqiptari i merr jetën gruas, më pas hidhet nga…
12/03/2025 20:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi. Ekipi i ekspertëve të kriminalistikës ka qëndruar për disa orë në ballkonin e katit të dytë të një pallati në lagjen industriale Sindos të Selanikut, për të hetuar shkaqet e një rasti të ri të vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj, e cila ka tronditur përsëri opinionin publik në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur një 53-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij ,pikërisht siç thuhet nga hetimet paraprake, në këtë ballkon. 53-vjeçari e ka sulmuar me thikë gruan e tij 44 vjeçe, duke i shkaktuar asaj plagë të shumta në trup dhe duke e lënë më pas të shtrirë pa jetë, në një pellg gjaku. Më pas ai është hedhur nga ballkoni i katit të tretë te pallatit duke tentuar vetëvrasjen. Nga plagët e marra pas rënies ka humbur jetën kur është dërguar në spital. Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kërkuar të dhëna për të zbuluar shkaqet e krimit dhe dëshmi për marrëdhënien e çiftit. Por sipas fqinjëve ata ishin qiraxhinj të rinj të ardhur vetëm para 15 muajve nga Vollosi, ishin njerëz të qetë dhe kishin një marrëdhënie tipike me banorët e pallatit. Edhe vëllai i gruas së varë që ka mbërritur në vendngjarje sapo ka mësuar tragjedinë, ka deklaruar se kishin mosmarrëveshje të vogla siç kanë të gjitha çiftet. Në gjendje shoku është vajza e madhe 21 vjeç që ka mësuar për vdekjen e prindërve, ndërsa vajzës së dytë , 16 vjeçe , e cila ishte në shkollë, do mësojë të vërtetën me ndihmën e psikologëve. Vitin e kaluar nga 16 rastet të femicidit në vend, tre prej tyre ndodhën në familje shqiptare.

Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01