Një operacion i gjerë kërkimi është shtrirë në të gjithë Berlinin pas sulmit gjatë aktivitetit të Krenarisë LGBTQ+ në qendër të kryeqytetit gjerman, ku një person humbi jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur. Policia e Berlinit ka identifikuar të dyshuarin si një 21-vjeçar me emrin Abdul B., i cili ende nuk është arrestuar. Autoritetet bëjnë të ditur se ai konsiderohet i rrezikshëm dhe mund të jetë i armatosur, ndaj qytetarëve u është kërkuar të mos i afrohen në asnjë rrethanë.