Presidenti Emmanuel Macron ishte sot në një ceremoni për 40-vjetorin e trenave francezë të shpejtësisë së lartë TGV. Mediat vendase thonin sot se trenat e shpejtësisë se lartë kanë revolucionarizuar mënyrën e udhëtimit në Francë duke reduktuar ndjeshëm kohën e shpenzuar. Por ende shumë pjesë të vendit janë jashtë këtij sistemi hekurudhor. Trenat francezë TGV vendosën rekordin e shpejtësisë hekurudhore 40 vjet më parë duke kaluar 380 km/ orë. Arritja kishte kërkuar 100,000 ton shina, 5,900,000 ton zhavorr dhe 700,000 mertra gardhe. Nëntë vjet më vonë ata thyen përsëri rekordin duke arritur shpejtësi maksimale 515.3 km/ orë, ndërsa në 2007, shënuan 574.8 km/ orë. Macron vlerësoi përvjetorin si një arritje krenare e inxhinierisë franceze, e cila shpërndau më pas teknologjinë në të tjera vende të Evropes e botës.