Top Channel/ Tre orë protestë për Zvërnecin në kryeqytet, qytetarët thirrje: Nesër më shumë
03/06/2026 23:37

Qytetarët u mblodhën përpara Kryeministrisë për ditën e katërt të protestave për Zvërnecin, e cila përfundoi pas më shumë se tre orësh. Një pjesë e madhe e tyre mbajnë në duar flamengo kartoni si banderola, ndërsa emri i propozuar i protestës është: “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë protestës ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe policisë dhe është çarë kordoni. Gjithashtu përplasja ka agravuar, me policinë që ka hedhur ujë për të shpërndarë turmën. Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i përket protestave. Ai ka publikuar dy foto sa i përket dy projekteve të investitorëve nga Katari, duke shkruar se të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe në Zvërnec. 19:04 Fotolajm/ Përplasja e ashpër mes protestuesve dhe policisë, çahet kordoni metalik, qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë me banderola dhe flamuj Dita e katërt e protestës për Zvërnecin kanë sjellë përplasje të ashpra mes policisë dhe qytetarëve. Këta të fundit arritën të çanin kordonin metalik të vendosur në kryqëzimin te Piramida dhe shkuan drejt Kryeministrisë. Ata mbanin parulla dhe flamuj, teksa kanë ngritur edhe podiumin ku disa nga qytetarët do të marrin fjalën. 18:57 Protestat për Zvërnecin/ Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë Protesta për Zvërnecin ka sjellë përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Qytetarët kanë çarë kordonin e policisë të vendosur përpara Kryeministrisë. Gjithashtu përplasja ka agravuar më vonë, me policinë që ka hedhur ujë për të shpërndarë turmën. 18:43 Policia bllokon bulevardin me gardh metalik, Hita: Është standard i vendosur prej kohësh, nuk bëjmë ndryshime për këtë aktivitet Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita deklaroi pak para nisjes së protestës së qytetarëve, se gardhi metalik në Bulevard është vendosur për shkak të ndeshjes Shqipëri-Izrael. 18:31 “Nuk sheh syri, sheh mendja”/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i përket protestave për Zvërnecin. Ai ka publikuar dy foto sa i përket dy projekteve të investitorëve nga Katari, duke shkruar se të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe në Zvërnec. 18:07 “Revolucioni i Flamingove”/ Dita e katërt e protestës për Zvërnecin, nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për ditën e katërt të protestës për Zvërnecin. Një pjesë e madhe e tyre mbanin në duar flamengo kartoni si banderola, ndërsa emri i propozuar i protestës është: “Revolucioni i Flamingove”. Ata pritet të marshojnë nga sheshi drejt Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë.

Top Channel/ Nga Bovilla te Liqeni Artificial, Hajdari premton fundin e abuzimeve me digat në Tiranë
20/11 12:29
Top Channel/ Bizneset në Gjirokastër kundër rritjes së TVSH në 10%, bizneset: Goditje për turizmin
20/11 12:27
Top Channel/ Fasadat rrezikojnë qytetarët në Durrës, dëmtohet makina, rrezik për kalimtarët
20/11 12:23
Top Channel/ Aksident tragjik në Orikum/Përplasen dy automjete, humb jetën 62-vjeçari, 3 të plagosur
20/11 12:23
Top Channel/ Dosja e Postës së Durrësit në SPAK, avokati i ish-drejtoreshës:Abuzimi 3.6 milionë euro
20/11 12:21
Top Channel/ Projektligji për ushqimin hap rrugën për mishin e kultivuar, ekspertët ngrenë alarmin
20/11 12:16
Top Channel/ ‘Ka dëgju fjalën Korçë ky prandaj erdhi’, Manja ironizon Blushin: S’bën dot as pyetje..
20/11 12:13
Top Channel/ Pllakat shkëputen nga fasada e një pallati dhe bien në rrugë, zjarrfikësit ndërhyjnë
20/11 12:12
Top News-‘Jam zyrtar i lartë, me jep 1 mln euro’/Arrestohet i riu, tentoi të mashtronte 54-vjeçarin
20/11 12:10
Top Channel/ Miratohet projektligji për ngritjen dhe funksionimin e Liceun francez të Korcës
20/11 12:03
Top Channel/ Momenti kur pllaka e një pallati bie mbi trotuar, teksa kalimtarët lëvizin
20/11 11:56
Top News – Shtrenjtimi i ushqimeve/ Në Shqipëri rriten katër herë më shumë se në BE
20/11 11:49
Top Channel/ Liceu francez në Korçë, Kumbaro te Ligjet sqaron si do të funksionojë: Dy diploma…
20/11 11:41
Top News – Rrëfimi i Spiropalit në Top Story: Balluku, modeli më i keq i qeverisjes në PS’
20/11 11:39
Top News – Ish-drejtorja kërkoi informacion/ Vjedhja te posta, gjykata e Durrësit e përcjell në SPAK
20/11 11:34
Top News – FRPD, me drejtues të ri/ Përfundoi mandatin, Besart Xhaferri: Beteja do të vazhdojë
20/11 11:34
Top News – Kush janë zyrtarët e lartë! Beqaj: Prokurorët e posaçëm keqinterpretojnë ligjin
20/11 11:15
Top Channel/ Kishin kthyer lokalin në bazë prostitucioni, arrestohen dy kineze në Fier
20/11 11:03
Top Channel/ Dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO, avokati: Prokurori mungoi, shkelje e ligjit
20/11 10:52
Top News – Të përfituara me dokumenta të falsifikuara/ Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 mln € pasuri
20/11 10:45