Top Channel/ Trashëgimtarët e refuzuar të ish-perandorit të Indisë kërkojnë njohjen mbretërore
30/12/2021 23:46

Një grua e varfër indiane që pretendon se është trashëgimtare e dinastisë që ka ndërtuar Taxh Mahalin, kërkon t’i pranohet e drejta e pronësisë së pallatit perandorak në New Delhi. "Shpresoj që sot, nesër apo kurdo, mua të më jepet ajo që më takon. Në dashtë Zoti do ta marr”, thotë Sultana Begum duke pretenduar se vjen nga linja e ish-perandorëve Mugal. Begum banon në një kasolle të vjetër balte me dy dhoma në periferi të Kalkuta, dhe mbijeton me pensionin e vogël shtetëror. Mes zotërimeve të saj modeste janë dhe kujtimet e martesës me Mirza Mohammad Bedar, për të cilin ajo thote se është stërnipi i sundimtarit të fundit Mugal. Vdekja e burrit në vitin 1980 e la atë në kushte të vështira mbijetese, por prej vitesh ajo nuk heq dorë nga pretendimet për kompensim. "A mund të imagjinoni që pasardhësi i atij që ka ndërtuar Taxh Mahalin të jetojë në këto kushte?", thotë 68-vjeçarja ne intervistën për rrjetin AFP. Begum ka ngritur një padi në gjykatë për t’u njohur si trashëgimtare e fortesës masive të Kuqe të shekullit të 17-të në New Delhi. Kështjella ka qenë dikur selia e pushtetit të dinastisë Mughal. Pretendimet e saj janë mbështetur nga simpatizantë mbretërorë por pa fuqinë e nevojshme për të ngritur zërin. Gruaja thotë se burri i saj i përket linjës së gjakut të perëndorit të fundit indian Bahadur Shah Zafar. Zafar erdhi në pushtët në 1837, ne kohen kur perëndoria Mugal ishte tkurrur shumë prej pushtimit të Indisë nga kolonizatorët britanikë.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11