Top Channel/ Tragjedia në Zvicër, arrestohet pronari, “byzylyk” edhe bashkëshortes
09/01/2026 20:01

Pronari i restorantit “Le Constellation” në Krans-Montana, Jacques Moretti (Zhak Moreti), është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Sionit, pas vendimit të marrë nga prokuroria zvicerane. Bëhet fjalë për lokalin ku ndodhi tragjedia e Vitit të Ri, nga e cila humbën jetën 40 persona. Vendimi për arrestimin e 49-vjeçarit u mor nga prokurorja, pas rreth shtatë orësh marrjesh në pyetje. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Xhesika Moreti, është lënë në masë sigurie dhe, sipas mediave zvicerane, do të detyrohet të mbajë byzylyk elektronik si dhe të paraqitet në polici çdo tre ditë. Çifti ishte paraqitur së bashku në ndërtesën e prokurorisë së Sionit herët në mëngjes, në heshtje dhe nën vëmendjen e dhjetëra fotografëve. Ata dolën veçmas. Jessica Moretti, e shoqëruar nga avokatët e saj, u ndal për disa çaste për të folur me media, mes lotësh. “Mendimet e mia janë me viktimat dhe me ata që sot po luftojnë për jetën. Është një tragjedi e paimagjinueshme dhe dua të kërkoj ndjesë”, tha ajo. Zhak Moreti u largua nga një hyrje dytësore, i shoqëruar nga oficerë të policisë gjyqësore. Sipas burimeve hetimore, faktori kryesor që ndikoi në këtë vendim. I pari lidhet me shtetësinë franceze të Morettit dhe bashkëshortes së tij. Prokuroria vlerëson se një rikthim i mundshëm në Francë do ta bënte pothuajse të pamundur zhvillimin e një procesi gjyqësor në Zvicër, pasi autoritetet franceze rrallë pranojnë ekstradimin e qytetarëve të tyre. Ata akuzohen për disa krime, një mes të cilëve edhe “vrasje nga pakujdesia”.

Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52
Top News- Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Automjeti përplas 63-vjeçarin me biçikletë
27/10 16:10
Top Channel/ Protesta te ministria e arsimit e qetë. Studentët mblidhen për protestën e përditshme
27/10 15:46
Top Channel/ Debat te “Ligjet” për Guvernatorin e Bankës, përplaset Zaçaj e Gjiknuri
27/10 15:35
Top Channel/ Tetori rozë, në Prrenjas shkon mamografia e lëvizshme, kontrolle për kancerin e gjirit
27/10 15:29
Top Channel/ Plagoset këngëtari në Shkodër. Taulant Hoti qëllohet teksa pinte kafe
27/10 15:27
Top News – “Dialog urgjent për paketën fiskale”, Bizneset kundërshtojnë propozimet
27/10 15:26