Top Channel/ Trafikanti shqiptar “qesëndis” Londrën: E thjeshtë të ndalojnë hyrjet, po s`duan vetë!
25/08/2025 14:39

Një anëtar i një bande shqiptare që kalon kontrabandë emigrantë drejt Britanisë së Madhe rrëfeu për mediat atje se Londra zyrtare mund t`i ndalojë që nesër kalimet e paligjshme, por sipas tij, nuk do vetë që ta bëjë një gjë të tillë. Trafikanti, i cili pranoi të fliste vetëm nëse nuk zbulohej identiteti i tij, pohoi për Daily Express bindjen e vet se Partia Laburiste nuk i ndalon gomonet që kalojnë La Manshin, sepse mbërritjet e këtyre njerëzve forcojnë fuqinë punëtore në Angli. "Nuk besoj se Mbretërisë së Bashkuar i mungojnë mjetet për të ndaluar që kjo gjë të ndodhë”, tha shqiptari për Daily Express. Ai pretendon se do të ishte e lehtë që varkave e gomoneve t`u ndalohej largimi që në Francë, pasi sipas tij, në të gjithë vijën bregdetare franceze ka vetëm dy apo tre pika nisjeje, dhe mjetet lundruese ndjekin që të gjitha rrugë të njohura dhe të gjurmueshme. Trafikanti rrëfeu kishte fituar rreth 400,000 paund nga qindra njerëz të dëshpëruar duke i dërguar ata me gomone në këtë vend, përpara se të hiqte dorë nga ky aktivitet i rrezikshëm në fillim të këtij viti. Kontrabandisti i njerëzve i quajti nga ana tjetër “qesharake” protestat kundër emigrantëve përpara hoteleve britanike që strehojnë azilkërkues. “Shumica e atyre pasagjerëve janë thjesht 'të pashpresë', të gatshëm të rrezikojnë jetën në kërkim të një të ardhmjeje më të mirë. Nuk mendoj se një grua me një fëmijë të vogël mund të konsiderohet kriminele', shprehet ai, duke shtuar se nuk janë emigrantët problem kryesor i Britanisë së Madhe sot. Rreth 50,000 gomone kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar që kur Partia Laburiste mori frerët e pushtetit korrikun e vitit të kaluar. Ministria e Brendshme britanike njoftoi këtë muaj masa të ashpra kundër promovimeve në mediat sociale të kalimeve të paligjshme nga Franca në Angli.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39