Top Channel/ Tjetër aksion në Veri, policia mbyll disa institucione serbe
23/04/2025 23:10

Autoritetet e Kosovës zhvilluan këtë të mërkurë një tjetër aksion në Veri, duke mbyllur një sërë institucionesh serbe. Autoritetet njoftua se kanë mbyllur zyrat e Fondit të Pensioneve dhe Invaliditetit, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe Fondin Republikan për Sigurime Shëndetësore në Leposaviç, si dhe Ndërmarrjen Publike Komunale në Shtërpcë, komunë me shumicë serbe në jug të Kosovës. Të gjitha këto institucione funksiononin sipas sistemit të Serbisë, të cilin Kosova e konsideron të paligjshëm dhe paralel. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se nuk do të lejohet asnjë institucion paralel i Serbisë. “Asnjë institucion paralel i Serbisë nuk ka vend në Republikën e Kosovës. Asnjë paralelizëm i institucioneve tona e nën direktivat e Beogradit brenda territorit të vendit tonë nuk do të funksionojë në asnjë formë”. Nga ana e saj, Serbia e cilësoi vendimin si përndjekje dhe iu kërkoi autoriteteve ndërkombëtare të reagonin. “E gjithë kjo po ndodh në praninë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila në heshtje po vëzhgon terrorin ndaj serbëve dhe përndjekjen e mëtejshme të popullit tonë”, thuhet në deklaratën e Serbisë. Deri më tani janë mbyllur organet e përkohshme komunale, qendrat për punë sociale, Posta e Serbisë, Banka Postare Kursimore dhe ndërmarrjet publike.

Top News- Kosova kërkon njohjen nga Greqia/ Konjufca: Do ishte hap me peshë për marrëdhëniet tona
23/11 20:45
Top Channel/ “S’më lanë ta përqafoja”! Vëllai i Jakup Krasniqit rrëfen pengun në “Fiks Fare”
23/11 19:56
Top Channel/ Burg përjetë Murselit dhe Plavës, Apeli lë në fuqi dënimet për vrasjen e Liridonës
23/11 19:49
Top Channel/ Kosovë, nismë e re për Specialen. Kurti pret të shkojë në Kuvend brenda javës
23/11 19:36
Top Channel/ Mashtrimi 190 mijë euro me leukeminë, flasin familjarët e të riut
23/11 19:32
Top News- Murseli nuk del më nga burgu/ Apeli lë në fuqi dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt
23/11 18:35
Top News – Rritet inflacioni në Kosovë. Kriza energjitike rëndon familjet, shtrenjtohen çmimet
23/11 18:20
Top News- Ndryshimet në Ligjin për Specialen/ Kurti-Po presim ekspertët, do të mbyllet brenda ditësh
23/11 14:26
Top News-“Kërkojmë proces të bazuar në merita” /Kurti kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën
23/11 14:01
Top Channel/ “Baca Jakup, qëndro i fortë”, Krasniqi përshëndetet me familjen në Prishtinë
21/11 15:18
Top News- Vizita e Krasniqit në Kosovë/Ish-kreu i Kuvendit rikthehet në Hagë
21/11 13:38
Top Channel/ Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia mes përqafimeve dhe duartrokitjeve
21/11 12:51
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 12:23
Top Channel/Kurti, editorial në “Kyiv Post”: Ukraina të njohë Kosovën, të demaskojë bllofin e Putin!
21/11 12:08
Top News- Vizita e Krasniqit në Kosovë/Ish-kreu i Kuvendit do të rikthehet në Hagë
21/11 10:43
Top Channel/ Momente prekëse në familjen e Jakup Krasniqit, të afërmit e përshëndesin nga ballkoni
21/11 09:53
Top Channel/ I shoqëruar nga forcat e EULEX, Jakup Krasniqi viziton shtëpinë përpara kthimit në Hagë
21/11 09:25
Top News- Radoiçiç ende pa adresë/ Policia serbe nuk sqaron nëse ka kaluar kufirin
20/11 19:30
Top News-Diaspora ‘mban me bukë’ Kosovën/ Remitancat, 80 për qind për konsum, 2 për qind për biznes
20/11 18:59
Top News- E vrau në sy të gruas dhe fëmijës/ Kosovë, gjykata lë në arrest me burg autorin e dyshuar
20/11 16:39