Top Channel/ The Guardian: Serbia, “kali i Trojës i Putinit” në Ballkan!
23/03/2022 11:55

Paqja në Ballkan është sërish e rrezikuar thotë the Guardian, e qeveritë e Bashkimit Europian, sipas të përditëshmes së njohur britanike, duhet t’i kundërvihen ekzekutivit serb sa nuk është tepër vonë. Në analizën e bërë në artikull situatës në Europë, Serbia e Aleksandër Vuçicit përshkruhet si “kali i Trojës së Putinit”. “Mbrojtja më e fortë nga Rusia do të thotë gjithashtu se kuajt e Trojës së Putinit, si Hungaria e Viktor Orbanit dhe Serbia e Aleksandar Vuçicit, duhet të kundërshtohen më me vendosmëri. Kjo ngre pikëpyetje në radhë të parë për zbatimin e detyrimeve themelore ligjore të anëtarësimit të Hungarisë në BE dhe statusin e mëtejshem të Serbisë, si vend kandidat për anëtarësim në bllokun europian,, thuhet në tekst. Aty nënvizohet ndër të tjera se Britania e Madhe duhet të afrohet më shumë me komunitetin politik europian pas BREXIT-it. Si më të rrezikuar, autorët e analizës Daniel Conn – Bendit, i cili drejton të Gjelbrit në Parlamentin Europian e Timothy Garton Ash, shohin Bosnje Hercegovinën, për të cilën thonë se meriton vëmendje të vecantë. Politikanët serbë në Beograd dhe në Banja Luka, kryeqyteti i Republikës autonome Serbe të Bosnjës, po nxisin tendenca përçarëse prej 30 vjetësh e po madje po bëjën që të duket e mundur një luftë e re mes grupeve etnike. Separatistët më të mëdhenj serbë mund të jenë të sigurt për mbështetjen aktive të regjimit të Putinit, thekson shkrimi.

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01