Një sulm me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në Stamboll, ku tetë nxënëse mbetën të plagosura. Sipas autoriteteve lokale, incidenti ndodhi rreth orës 08:35, gjatë një sherri mes nxënësve. Dyshohet se sulmi është kryer nga një nxënëse 15-vjeçare, e cila më pas është arrestuar.