Në komisionin për reformën administrative u rikthye qetësia mes bashkëkryetarëve Mazniku dhe Boçi. Por, teksa po zhvillohej dëgjesa me kryebashkiakët e qarkut Vlorë, u shënua një përplasje mes deputetëve socialistë të këtij qarku, Vasil Llajo dhe Ardit Bido, teksa ky i fundit po fliste për fshatrat e bashkisë Delvinë. Bido: Dua të flas në lidhje me qarkun Vlorë dhe të ngre një pyetje edhe për katër kryetarët e bashkive që kemi sot këtu.