Top Channel/ Tare te Milani, ish-Drejtori i Lazios flet për Top Channel: Duhet durim
04/03/2025 20:03

Rreth 5 vite më parë Igli Tare ishte drejtori sportiv i Lazios dhe ndër më të lakmuarit nga presidentët e klubeve të tjera të futbollit italian dhe ashtu si po përflitet dhe diskutohet sot, edhe në atë kohë drejtuesit amerikanë të Milanit, të tjerë nga këta aktualët filluan kontaktet me Igli Taren. Në një intervistë të asaj kohe për Top Channel, Tare sigurisht nuk e fsheh entuziazmin dhe kënaqësinë për të qenë në krye të një klubi si Milani dhe pse në atë kohë ishte në krye të Lazios. “Sigurisht që është diçka shumë e mirë deri në një moment të dytë, sepse janë gjëra që duhet të dish t’i menaxhosh mirë. Por unë jam në një ambient shumë familjar dhe një klub të madh. Sa i përket të nesërmes nuk mund ta parashikoj sepse unë vërtetë e quaj Lazios një klub shumë të madh, por duke qenë se jemi profesionist gjithçka mund të ndodhi”, tha asokohe Igli Tare-ish-drejtor i Lazio-s. Por në qershor të vitit 2023 Tare largohet pas 18 vitesh nga Klubi i Lazios dhe dy vitet e tij në pamje të parë pushim kanë shërbyer për të pritur momentin e duhur për të gjetur atë që i përshtatet më shumë. Nëse në deklaratën e pak viteve më parë dukej ëndërr dhe disi larg, sot Igli Tare është shumë pranë postit të drejtorit sportive të Milanit, madje i kontaktuar sërish nga Top Channel, Tare konfirmon vetëm se janë orët vendimtare dhe duhet durim. Sakaq dita e mërkurë me gjasë do të jetë afati maksimal i zyrtarizimit të këtij lajmi që edhe për mediat italiane që ndodhen edhe më pranë klubit, ka mbetur thjeshtë formalizimin.

Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34