Luftë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit me Iranin vijon të përshkallëzohet, në javën e saj të tretë. Të dielën ushtria italiane njoftoi se është sulmuar me dron nga Teherani një bazë ushtarake amerikano-italiane në Kuvajt. Nga sulmi u shkatërrua një avion ushtarak italian, por nuk u raportua për të lënduar. Ndërkohë, sulme të reja u shënuan nga të dyja palët, me amerikanët dhe izraelitët që shënjestrojnë udhëheqësit e Iranit, dhe ky i fundit që e ka përqendruar luftën te ngushtica e Hormuzit, duke bllokuar kalimin e naftës. Në një kohë tensionesh të larta, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se Teherani nuk ka kërkuar kurrë armëpushim dhe as negociatat me SHBA. "Nuk shohim asnjë arsye pse duhet të flasim me amerikanët, sepse po flisnim me ta kur vendosën të na sulmonin. Kjo është një luftë e zgjedhur nga Presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara, dhe ne do të vazhdojmë vetëmbrojtjen tonë”, tha diplomati iranian.