Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar një ofensivë më të ashpër ushtarake në Libanin jugor, duke deklaruar se Izrael do të intensifikojë sulmet kundër Hezbollahut. Kryeministri izraelit e tregoi qartw se po i soset durimi. Ushtria, sipas tij, ka marrë urdhër të rrisë fuqinë e zjarrit dhe të godasë më fort objektivat e grupit militant, pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 17 prill.