Top Channel/ Sulmet terroriste të 2015-tës, nis në Francë gjyqi historik!
08/09/2021 19:28

Ka nisur në Francë gjyqi ndaj 20 personave të lidhur me sulmet terroriste që tronditën vendin e mbarë botën nëntorin e vitit 2015. Gjashtë të akuzuar do të gjykohen në mungesë. Ka patur njoftime se pesë nga gjashtë prej tyre kanë vdekur në Irak ose Siri. Nëntë terroristë të grupit të Shtetit Islamik, kryesisht nga Franca dhe Belgjika, sulmuan stadiumin kombëtar, lokalet, restorantet dhe Teatrin Bataclan, duke vrarë gjithsej 130 njerëz. Nëntëdhjetë vetë u vranë në sallën e koncerteve në Teatrin Bataclan. Rreth 490 persona të tjerë u plagosën. Një pjesëmarrës në koncertin që po mbahej në Teatrin Bataclan,i cili i mbijetoi sulmit terrorist, thotë se është e rëndësishme që të kthehet normaliteti dhe jeta të vazhdojë me një qasje pozitive. Një anëtar i dhjetë i celulës terroriste dhe i vetmi ende gjallë, Salah Abdeslam, u arrestua në Bruksel katër muaj pas sulmeve të 13 nëntorit 2015. Ai akuzohet se ka ndihmuar të tjerët. Në hapje të gjyqit, ai e përshkruajti veten si një ushtar të Shtetit Islamik. Zyrtarët francezë vizituan më herët të hënën sallën e gjyqit të ndërtuar posaçërisht në Paris, ku do të zhvillohen seancat që pritet të zgjasin disa muaj. Ajo është një nga sallat më të mëdha të gjyqit në historinë moderne të Francës, thote VOA.

Top News- Rusia drejt një krize nafte/ Sulmet ukrainase përgjysmojnë punën në rafineritë kryesore
18/11 22:50
Top News- “Këtu nuk vijën dronët”, lufta zhvendoset nën tokë në Ukrainë, “braktisen” llogoret
18/11 22:30
Top Channel/ Be “ultimatum” Anglisë: Vendos nëse rikthehesh në Union
18/11 22:18
Top Channel/ Sulmi ndaj urës së Krimesë, një gjenialitet ushtarak
18/11 22:16
Top News – Përpjekjet për paqe mes Rusisë e Ukrainës/ Witkoff dhe Kushner takime në Berlin
18/11 22:10
Top News- Bullgaria nën sulm kibernetik për 5 vite/ Vidhen dokumente pa u diktuar nga autoritetet
18/11 22:00
Top News – Alarm për bombë në avionin rus/ Mbi 60 pasagjerë të evakuuar nga kërcënimi i rremë
18/11 21:40
Top News- “Cigarja IQOS dëmton enët e gjakut dhe ADN-në”, Studimi: Mjafton pak minuta përdorim
18/11 21:20
Top News- BE kredi 45 miliardë euro për Ukrainën/ 4 shtete paralajmërojnë se nuk do të financojnë
18/11 21:19
Top News- Sulme të reja izraelite në Gazë/ Bombardime dhe goditje me dronë, tre palestinezë të vrarë
18/11 21:10
Top News – Trump pritet me ceremoni madhështore. Shtrëngim duarsh e përqafime me Xi Jinping
18/11 20:10
Top Channel/ Samiti i tre fuqive, Putin provokon: BE pësoi një rënie poshtëruese
18/11 20:07
Top News – ‘Mos e ngacmoni’ Kremlinin! SHBA i kërkon Evropës, Gjermania reagon keq
18/11 16:35
Top News – Rusi-Ukrainë, 10 operacione humanitare / Zelenski propozon operacione të reja evakuimi
18/11 15:25
Top News – Gjermania ul faturat e energjisë / Redukton taksën, çmim tavan për karburantin
18/11 15:21
Top Channel/ Hulio Iglesias nën hetim penal për abuzime të dyshuara seksuale ndaj këngëtarit
18/11 15:20
Top Channel/ Irani mohon planin për atentat në Greqi, fajëson Izraelin për propagandë
18/11 15:18
Top News – Mbërrin pas 13 vitesh pritje…Fenomeni ‘Grand Theft Auto’, video-loja më e shtrenjtë
18/11 15:17
Top Channel/ AFP: Samiti Trump-Putin-Xi sjell imazhe historike, por jo marrëveshje të mëdha
18/11 15:17
Top News – Krizë e shëndetit mendor te fëmijët / Italia kufizon rrjetet sociale për të miturit
18/11 15:09