Një seri sulmesh të dhunshme në shkollat e Polonisë ka shkaktuar alarm në vend dhe ka detyruar autoritetet të marrin masa të jashtëzakonshme sigurie, mes frikës se incidentet mund të nxisin episode të tjera të ngjashme. Incidenti më i rëndë ishte ai is ë enjtes në një shkollë fillore në fshatin Leszczydół-Noëiny, në verilindje të Varshavës, ku një 15-vjeçar goditi për vdekje me thikë në qafë një punonjëse 37-vjeçare të shkollës, nënë e dy fëmijëve. Drejtori dhe një mësuese arritën ta ndalonin agresorin, por mbetën të plagosur gjatë ndërhyrjes. Adoleshenti, ish-nxënës i shkollës, u arrestua në vendngjarje. Ai mbante një helmetë të pajisur me kamerë, me të cilën dyshohet se kishte në plan të filmonte sulmin. Me vete mbante tre thika.