Aty ku prodhohet pjesa më e madhe e perimeve të Kosovës, sot ka mbetur vetëm dëmi. Moti i keq që përfshiu vendin gjatë 48 orëve të fundit goditi rëndë Komunën e Mamushës, ku ndodhen mbi 80 për qind e serave të vendit. Era e fortë dhe breshëri shkatërruan dhjetëra sera, duke lënë pas humbje të mëdha për fermerët.