Top Channel/ Stuhi në bregdet/ Ndërpritet energjia elektrike në disa qytete
08/07/2022 19:50

Një stuhi e fuqishme pushtoi plazhin e Ksamilit mesditën e të premtes. Në pamjet e xhiruara nga pushues, duken çadrat dhe shazlonet që fluturojnë nga era dhe përfundojnë në det, ndërsa punonjësit e subjekteve private vrapojnë të kapin çadrat. Kjo situatë ka bërë që pushues të shumtë të lënë plazhin dhe të largohen. Gjatë orëve të mëngjesit në edhe qytetin e Vlorës nisën reshje të dendura shiu dhe u ulën temperaturat. Ndryshimi i motit ka bërë që të largohen pushuesit nga bregdeti. Ndërsa pronarët e plazheve kanë mbledhur shezlonet nga bregu. Reshjet e shiut kanë shkaktuar trafik në Vlorë. Një pamje të pazakontë për muajin korrik kishte dhe bregdeti i Durrësit këtë të premte. Plazhet e Adriatikut dhe shëtitorja bregdetare “Taulantia” në Durrës u braktisën nga pushuesit. Përkeqësimi i kushteve atmosferike i ka larguar pushuesit nga vija bregdetare, ndërsa gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm, i karakterizuar nga vranësira, erë dhe reshje shiu herë pas here. Largimi nga plazhet ka shkaktuar qarkullim të shtuar në akset rrugore të qytetit. Edhe në Shëngjin shiu ka larguar pushuesit nga plazhi, ndërsa pronarët e subjekteve kanë mbyllur çadrat dhe shezlonet. Aktualisht nuk paraqiten probleme në zonën e Shëngjinit dhe Lezhës. Ndërsa një pjesë e qytetit dhe disa fshatra të Librazhdit si dhe qyteti i Prrenjasit janë pa energjia elektrike prej disa orësh. Shkak dyshohet të jenë bërë reshjet e dendura të shiut që kanë nisur prej mesditës. Autoritete ende nuk kanë njoftuar se ku ka ndodhur defekti që ka shkëputur energjinë në këto zona. Ndërkohë dhe temperaturat janë ulur ndjeshëm në të gjithë vendin.

Top Channel/ ‘Rama një kufomë politike’, Berisha:Të bashkohemi, armiku i armikut tim është aleati im
08/11 13:47
Top Channel/ ‘Mos dëgjo tellallet e mafias’, Berisha i përgjigjet ndjekësit në Fb: Mafia ka tmerr…
08/11 13:11
Top Channel/ Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme
08/11 12:15
Top Channel/ Vaksinat kundër gripit në Vlorë/ Mjekët: Prioritet ata me sëmundje kronike
08/11 12:13
Top Channel/ Manual për përdorimin e gazit/ Ekspertët: Të mos tregtohet më pa detektor
08/11 12:08
Top Channel/ Evazion 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq administratorin dhe…
08/11 12:04
Top Channel/ Protesta, 4 të arrestuar/ Incidentet, procedohen 7 persona. Gjobë 12 të tjerëve
08/11 12:02
Top News- Gjobë rekord në protestë, ndëshkohet me 500 mijë lekë protestuesi i maskuar
08/11 11:57
Top News- Mbi 1 mln euro evazion fiskal, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin
08/11 11:38
Top Channel/ Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia publikon videon, shoqërohen 12 persona
08/11 11:04
Top News- Nga ‘Sofra’ te ‘Fol me Kryeministrin’, Rama përsërit ftesën për dialog me studentët
08/11 10:43
Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33